UEFA pezullon mbrojtesin e Frances lamtumire Europianit

UEFA pezullon mbrojtësin e Francës, lamtumirë Europianit

Mbrojtësi i Liverpulit dhe i kombëtares franceze, Mamadou Sakho është pezulluar me 30 ditë nga UEFA pasi rezultoi pozitiv në analizat antidoping.

150322-097-Liverpool_Man_UtdFutbollisti nuk ka vendosur të kërkojnë ribërjen e analizave dhe për këtë u pezullua me 30 ditë nga UEFA. Sezoni për Sokhonë tashmë quhet i mbyllur në Premier Ligë, por ai rrezikon një pezullim edhe më të gjatë.

Sakho rezultoi pozitiv (17 mars) ndaj një substance për djegien e kalorive në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Europa League kundër Mançeter Junajtid. Klubi i Liverpulit e pezulloi atë para vendimit të UEFA-s dhe ai nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve të fundit të Premier Ligës.

Untitled-1

Mediat ndërkombëtare thonë se me shumë mundësi Sakho nuk do të jetë pjesë e ekipit të Deshamp, pasi mbrojtësi rrezikon një pezullim nga 5 deri në 11 muaj.

Pezullimi i mbrojtësit duket një lajm i mirë për kuqezinjtë e De Biazit, pasi Shqipëria do të luaj me Francën në finalet e Europianit në Grupin A, bashkë më Zvicrën dhe Rumaninë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama