UEFA inspekton punimet ne stadiumin e Elbasanit

UEFA inspekton punimet ne stadiumin e Elbasanit

Rikonstruksioni i stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan është në vëmendjen e UEFA. “Një delegacion ekspertësh ka mbërritur dje në Shqipëri, me qëllim inspektimin e punimeve në stadiumin e Elbasanit dhe për tu njohur nga afër me ecurinë e tyre”, njoftoi FSHF. Ata janë shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj i cili mbulon edhe Komisionin e Investimeve. Ekspertët janë njohur me projektin dhe kanë kontaktuar me drejtuesit e kompanisë që po e zbaton atë në terren. Ata janë interesuar për shumë detaje, të cilat konsiderohen të rëndësishme që ky impiant të plotësojë të gjitha parametrat e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare sipas manualeve të UEFA-s.  Ata kanë qenë mjaft të vëmendshëm edhe për ecurinë e grafikut të punimeve, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që në fundin e muajit shtator, impianti të jetë gati për të pritur ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian Francë 2016.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama