Turneu Bot�ror i Red Bull X-Fighters 2010 / Rome / Itali

Turneu Bot�ror i Red Bull X-Fighters 2010 / Rome / Itali

Torres “pushton” Romën në shfaqjen finale të FMX

Në finalen e madhe të Turneut Boteror të Red Bull X-Fighters 2010, me 2 tetor, në stadiumin Flaminio në Romë, ishte piloti spanjoll, Dany Torres, i cili rrëmbeu fitoren përpara 20,000 spektatorëve, duke mundur amerikanin Adam Jones në një finale shumë emocionuese. Në renditjen e përgjithshme amerikani tjetër Nate Adams  arriti të siguronte titullin kampion, në kampionatin më të madh botëror të freestyle motocross.

ROMË (ITALI). “E adhuroj Italinë!” ishte thirrja e Torres me mikrofon pasi impresionoi jurinë dhe spektatorët me triket e tij fantastike në raundin final. Kundërshtari i tij, Adam Jones, ishte i detyruar të pranonte se spanjolli e kishte merituar plotësisht fitoren në Romë: “Dany nuk bëri as edhe një gabim të vetëm. Ai e meritonte këtë fitore.”

Dueli për titullin kampion bote u zhvillua ne Romë, në një qytet i cili ka qenë dëshmitarë i betejave legjendare të gladiatorëve. Në fund ishte amerikani Nate Adams, i cili u shpall kampion me një diferencë prej 5 pikësh nga norvegjezi Andrè Villa.
 Turneu Botëror i Red Bull X-Fighters 2010 mblodhi 12 pilotët më të mirë në planet të disiplinës freestyle motocross në Romë, Itali, që u ndoqën live nga 169,000 fansa. Me triket e tyre në ajër deri në 15 metra lartësi, pilotët u mblodhën për raundin final, pas një turneu të gjatë duke filluar nga arena gjigande e ndeshjeve me dema në Meksikë, përpara Sphinx në Giza (Egjipt), në Red Square në Moskë, në Madrid (Spanjë), në Londër, për të arritur në finalen e sezonit në Stadiumin Flaminio në Romë(Itali), duke realizuar një total prej 770 manovra në ajër me motor.

Renditja Finale e Red Bull X-Fighters 2010: 
1. Nate Adams (USA/370 pikë)
2. Andrè Villa (Norvegji/365 pikë)
3. Dany Torres (Spanjë/310 pikë)
4. Levi Sherwood (Zelanda e Re/290 pikë)
5. Adam Jones (USA/290 pikë), 6. Robbie Maddison (Austri)
7. Mat Rebeaud (Zvicër)
8. Eigo Sato (Japoni)

Renditja e Red Bull X-Fighters Romë 2010:
1. Dany Torres (Spanjë), 2. Adam Jones (USA), 3. Nate Adams (USA), 4. Andrè Villa (Norvegji), 5. Mat Rebeaud (Zvicër), 6. Rémi Bizouard (Francë)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama