Trukimet ne Kategorine e Pare/ FSHF therret drejtuesit e ekipeve

Trukimet në Kategorinë e Parë/ FSHF thërret drejtuesit e ekipeve

Dyshimet për trukimin e ndeshjeve nuk kanë prekur vetëm Kategorinë Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një hetim për trukimin e ndeshjeve në Kategorinë e Parë.

apolonia-luftetari-470x353Këtë të enjte Komisioni i etikës në FSHF shtyu seancën e radhës për datën 2 qershor 2016, ku do të thirren personat përkatës nga çdo ekip dhe do të shqyrtohen materialet e dosjes voluminoze.

Pak ditë më parë përfaqësues të Apolonisë hodhën akuza për trukimin e ndeshjeve në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, pjesë e hetimeve është edhe ekipi i Skënderbeut, por jo nga FSHF, por nga UEFA. "Qeveria e futbollit evropian" ka ngritur hetime mbi dyshimin e trukimit të ndeshjeve.

Zyrtarët e klubit korçar kanë mohuar akuzat dhe javën e ardhshme pritet të merret vendimi ndaj kampionëve të Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama