Toti shenon per here te pare ne Angli

Toti shenon per here te pare ne Angli

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, falënderoi dje fansat e Mançester Sitit që i shtuan një motivim më shumë, duke i kujtuar se nuk kishte shënuar kurrë në Angli. 38-vjeçari barazoi golin e hershëm të Serxho Aguerros për t’i dhënë Romës një barazim të vyer për avancimin në kompeticionin madhor të Kupës së Kampionëve. Totti tha për “Gazzetta dello Sport” se statistika i kishte sjellë fat dhe se skuadra e tij u prezantua në formën më të mirë përballë kampionëve të Anglisë.

“Ishte një gol shumë i bukur dhe një performacë e fuqishme e Romës. Unë desha të shënoja sepse nuk e kisha gjetur dot rrugën e rrjetës këtë sezon,’ tha ai pas ndeshjes.

 “Por mbi të gjitha jam i lumtur për skuadrën time sepse nuk e lehtë të tregosh forcë këtu”.

Me golin e djeshëm mesfushori veteran italian kalon edhe Rajan Gigs duke u bërë lojtari më i madh në moshë që shënon në Champions.

 “Jo, kjo nuk ishte ajo që kisha ndërmend të arrija kur zbrita në fushë,” tha Toti. “Statistikat vijnë nga ndihma e shokëve të skuadrës dhe ajo që ka më shumë rëndësi është rezultati”. “Edhe fokusi im është skuadra dhe jo vetja.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama