Top 10 skandalet financiare me te medha te te gjithe koherave (Shqiperia mban vendin e peste)

Top 10 skandalet financiare me te medha te te gjithe koherave (Shqiperia mban vendin e peste)

Gazetari Brian Lund i portalit “Daily Finance” ka bërë një renditje të dhjetë skandaleve më të mëdha financiare të të gjitha kohërave. Në vend të pestë është skandali i piramidave në Shqipëri.

 

“Në kulmin e skemës, shqiptarët shitën shtëpitë e tyre, pasuritë personale, madje edhe gjënë e gjallë në mënyrë që të investonin në këto fonde, të cilat kishin pak ose asnjë aset. Si të gjithë skemat piramidale, ajo u shemb nga pesha e saj, por jo përpara se të mashtronte më shumë se dy të tretat e popullsisë në një vlerë prej 1.5 miliard dollarë”.

 

“Skandalet financiare ndodhin gjithmonë, por të gjesh një të tillë, që prek direkt praktikisht të gjithë vendin, është e paprecedent. Është skema më e madhe piramidale në histori sa i përket numrit të viktimave të pafajshme të përfshira”, thekson gazetari Lund.

Ndërkohë procesi i kthimit të parave të kreditorëve të firmave piramidale vijon ende.

Administratori i Shoqërive Huamarrëse, Zeni Tollazhani deklaron për TCH se kohët e fundit është mbyllur procesi i likuidimit për disa kompani dhe se qytetarët sipas listave të afishuara, sipas kohës, mund të fillojnë të tërheqin paratë.

Por sipas zotit Tollozhani i gjithë procesi do të mbyllet në fund të vitit 2017.

“Kjo administratë është pothuajse në mbyllje të procedurës. Pasi shumë kompani ne i kemi çuar në gjykatë, një nga ato është ‘Sudja’, 3 të tjera janë të mbyllura, 2 janë në shqyrtim. Më pas ngelen për t’u trajtuar “Vefa”, “Silva”, “Cena”,“Gjallica” dhe “Xhaferri”, të cilat kanë asete të pa shitura”, tha Zini Tollozhani, administrator i Shoqërive Huamarrëse.

I pyetur për asetet e firmave piramidale të dërguara për shitje,  Tollozhani deklaron: “Nga të gjitha kompanitë, ne kemi 25, janë banesa, janë troje si edhe magazina. Vlera e këtyre aseteve është brenda vlerës së përcaktuar koeficienti me VKM. Presupozohet se kjo vlerë është marrë dhe është brenda sasisë së parave që do të shpërndahen”.

Zoti Tollozhani nuk mund të bëjë publike sasinë e parave që do të shpërndahen pasi shuma do të varet nga ecuria e ankandeve që do të zhvillohen, por thotë se në bazë të koeficientit të përcaktuar çdo kreditor do të marrë përqindjen e depozituar.

 

“Kompania ‘Vefa’ e ka 11%, ‘Silva’ 25.15%, ‘Gjallica’ 2.41%, ‘Kamberi’ 7.2%, ‘MLeka’ 34%, ‘Populli’ 60% dhe ‘Xhaferri’ 40%”, deklaroi zoti Tollozhani.

 

Në fund administratori i Shoqërive Huamarrëse u bëri thirrje kreditorëve që t’i drejtohen bankave për të marrë paratë e tyre në bazë të koeficientit të përcaktuar.

 

 

 0

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama