Tifozet e Real Madrid Duam Di Marian jo Rodriguez

Tifozet e Real Madrid: Duam Di Marian, jo Rodriguez

Edhe pse i ka kushtuar 80 milionë euro Real Madridit. Edhe pse në finalen e parë të superkupës së Spanjës shënoi një gol ndaj Atletiko Madrid, tifozët e 10 herë kampionëve të Europës sërish preferojnë më shumë Angel Di Marian sesa James Rodrigues. Lajmi është bërë i ditur nga spanjollja “AS”, e cila ka bërë një sondazh ku ka rezultuar se 26 905 e të pyeturve preferojnë mesfushorin argjentinas, ndërsa 9, 231 preferojnë kolumbianin. Pavarësisht kësaj, zërat e merkatos bëjnë të ditur se anësori është në prag të largimit nga “Los blancos”. PSG dhe Manchester United, “djajtë e kuq” më favoritë, janë destinacionet më të mundshme për lojtarin, vlera e të cilit llogaritet nga 60-80 milionë euro.

 

Por, pavarësisht këtyre zërave, Sergio Ramos beson dhe shpreson që argjentinasi të vijojë të jetë pjesë e madrilenëve. “Pavarësisht këtyre spekulimeve, Di Maria do të rrijë. Ishte një nga lojtarët më të mirë sezonin e shkuar dhe është mjaft i rëndësishëm për objektivat tona këtë sezon”, – thekson mbrojtësi Sergio Ramos. “Di Maria e di se ç’do të thotë të jesh lojtar i Real Madrid dhe mendoj se ai nuk ka dëshirë të largohet nga ne”, – vijoi Ramos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama