Tifozet e Liverpoolit Na beni te enderrojme

Tifozet e Liverpoolit: Na beni te enderrojme

Dy ditë para ndeshjes mjaft të rëndësishme ndaj Norwichit, tifozët e Liverpoolit kanë motivuar në stërvitje futbollistët e tyre të zemrës duke shpalosur banerin e tyre të famshëm ‘Make Us Dream’. E filluan stinorin me moton ‘Make Us Dream’ (‘Na bëni të ëndërrojmë’) dhe po me këtë moto duan ta përfundojnë. Tifozët e Liverpoolit i bënë një vizitë të veçantë futbollistëve të tyre të zemrës para sfidës tejet të rëndësishme që të dielën do ta zhvillojnë në udhëtim te Norwich City.

 

 

 

Duke motivuar lojtarët e ‘The Reds’, tifozët shpalosën banerin e kuq me mbishkrimin: ‘Na bëni të ëndërrojmë’, baner i cili përcolli gjithë stinorin futbollistët e Liverpoolit. E, këta të fundit dukeshin në humor mjaft të mirë, çka është tejet e rëndësishme për ta në këtë fund-stinor. Liverpooli prinë në renditjen e Premierligës me 77 pikë, dy më shumë se Chelsea që mban pozitën e dytë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama