Tifozet e Barces ofendojne lojtaret e tyre

Tifozet e Barces ofendojne lojtaret e tyre

Lojtarët e Barcelonës i priti një ambient i tensionuar gjatë kthimit në Katalunjë pas humbjes së papritur në Granada.  Kur autobusi kaloi pranë stadiumit Camp Nou, një grup tifozësh iu drejtuan lojtarëve me fraza të tilla si: “Nuk keni turp”, “bij k...” apo “mendoni vetëm për Botërorin”.

 

Për Neymarin pati ofendime raciste, ndërsa portierit Pinto iu kërkua largimi i menjëhershëm nga Barcelona. 

 

Futbollistët u kthyen në Camp Nou pas ndeshjes me Granadën për të marrë sendet personale dhe makinat që i kishin lënë në stadium. Vetëm Mascherano ndaloi për të qetësuar fansat e mërzitur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama