Termeti ne Nepal fundosi me 2.8 centimetra malin Everest

Termeti ne Nepal fundosi me 2.8 centimetra malin Everest

Mali Everest pas tërmetit shkatërrues në Nepal është ulur me 2.8 centimetra. Sipas radarit satelitor evropian Sentinel-1A, i cili të mërkurën kaloi mbi zonën e prekur, një ditë pas tërmetit në Nepal me intesitet prej 7.8 ballësh, mali më i lartë në Tokë tani është 2,8 centimetra më e ulët siç ishte më parë.

Rënia shpjegohet me hapjen e një çarje në koren e Tokës, thotë UNAVKO, një hulumtim shkencor jo-fitimprurës.

Në të njëjtën kohë, një zonë me një gjatësi prej rreth 120 kilometra dhe 50 kilometra të gjerë, vetëm 17 km nga kryeqyteti i Nepalit, Katmandu, u rrit me rreth 1 metër, të cilën pjesërisht e shpjegon dëmi i madh që ka shkaktuar në qytet.

Të dhënat satelitore janë ende të papërpunuara, por  në javët e ardhshme do të analizohen nga ekipet e shkencëtarëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama