Teknika tmerruese masazh me gjarperinj

Teknika tmerruese: masazh me gjarperinj

Që në lashtësi masazhi ka qenë pjesë e njerëzimit dhe teknikat e tij janë përfeksionuar ditët e sotme. Sot më së shumti dëgjojmë për masazhin kinez, akupunkturën apo masazhin tajlandez. Por nga Filipinet vjen një teknikë sa e vecantë, aq edhe tmerruese. 

 

Në Cebu, një zonë turistike e këtyre ishujve në lindje të Azisë, banorët vendas kanë gjetur një zgjidhje krejtësisht origjinale; masazh jo nga dora e njeriut, por nga gjarpërinjtë e mëdhenj.

 

Klienti shtrihet mbi krevatin e improvizuar, merren pitonët burmezë, që shkojnë në disa metra të gjatë dhe u hidhen përsipër. Pitoni nis të lëvizë dhe me reflekset e tij shtrëngon klientin, ndërsa kujdestarët dalin garant për sigurinë e tij.

 

E klientët janë kryesisht vizitorë të huaj, guximtarë dhe kuriozë. Skocezi Ian McCain e cilëson një përvojë krejtësisht unike dhe të paharrueshme, ndërsa thekson se avantazhi kryesor i një masazhi të tillë është temperatura e ulët e trupit të zvarranikëve, që në mot të nxehtë të freskon.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama