Teatri Kombetar shfaq Darka e gabuar

Teatri Kombetar shfaq 'Darka e gabuar'
Në datat 27 dhe 28 nëntor, ora 19:00, Teatri Kombëtar në Tiranë do të rishfaqë dramën “Darka e gabuar” sipas romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare, dramatizuar nga regjisori Fatos Haxhiraj. Ndër të tjerë luajnë aktorët Ndriçim Xhepa, Bujar Asqeriu, Vasjan Lami dhe Artan Imami. Aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, interpreton për herë të dytë në një vepër të Kadaresë, dhe pikërisht rolin e një koloneli gjerman.

Në veprën e parë të dramatizuar të Kadaresë “Kthimi i ushtrisë së vdekur” Xhepa ka luajtur rolin e kolonelit gjerman dorac. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis - ky është subjekti i dramës, ngjarjet e së cilës zhvillohen në qytetin jugor të Gjirokastrës gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse e hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.

Ç'ka ndodhur në atë darkë? Ç'ka qenë e vërtetë nga ajo që është treguar më pas prej njërës palë, të zotëve të shtëpisë, dhe prej palës tjetër, të ftuarve? Së fundi, ç'ka qenë e fshehta që dyshohet seështë mbuluar me kujdes? – këto janë pyetje që ngrihen gjatë zhvillimit të ngjarjes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama