Te pathenat e Rruges se Kombit

Te pathenat e 'Rruges se Kombit'

Autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, vepër publike me të cilën politikanë të dy anëve kanë fituar shumë pikë politikisht u ka kushtuar xhepave të shqiptarëve 2 miliardë euro.

 

Një program i realizuar me fonde të Austrian Development Cooperation (ADC) dhe zbatuar nga BIRN me titull “A Paper Trail to Better Governance”, publikon për herë të parë se si është lobuar për këtë rrugë, plani i dobët, tender jo konkurrues dhe dështimi për të mos rritur koston dhe për të mos u krekosur u ka lënë taksapaguesve të Shqipërisë dhe Kosovës një faturë për të paguar prej 2 miliardë euro për një rrugë vetëm 137 km të gjatë.

 

Pas gjashtë muajsh investigim, BIRN publikon dokumente nga Kosova dhe Shqipëria që japin detaje për keqmenaxhimin dhe koston spirale. E ndërtuar me premtimin për të krijuar të ardhura nga rritja e shkëmbimeve tregtare dhe turizmi, kostoja finale e rrugës u dyfishua në krahasim me koston fillestare.

 

Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë pasur veëm një rritje të ndjeshme që pas hapjes së rrugës vitin e kaluar, por nuk është kthyer në një rrugë ku kampionët presin në radhë për të kaluar në vende të tjera ballkanike. Ekspertët thonë se po shfrytëzohet vetëm 10% e kapacitetit të rrugës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama