Te gjithe te cmendur pas Ajetit liderit te ri te mbrojtjes shqiptare

Të gjithë të çmendur pas Ajetit, liderit të ri të mbrojtjes shqiptare

Ndërsa Shqipëria ka dalë me kokën lart ngë Euro 2016, mes futbollistëve kuqezi ka një fitues të dukshëm të pjesëmarrjes në këtë Europian: Arlind Ajeti. Mbrojtësi është kthyer në objektivin e merkatos së shumë klubeve në Europë dhe tashmë ka luksin e zgjedhjes mes tyre.

4000

Mbrojtësi që spikati në dy ndeshjet me Francën dhe Rumaninë, mendohej se do të shkonte te Peskara e Memushajt. Por sipas specialistit të merkatos, Xhianluka Di Marzio, mes skuadrave italiane që interesohen për të, në avantazh është Bolonja, e cila i ka bërë një ofertë më të mirë financiare.

Ndërkaq, lojtari 22-vjeçar ka oferta edhe nga Turqia, ku ka nisur një ankand i mirëfilltë mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes për të siguruar firmën e tij. Por ai është i përqendruar më shumë te aspekti sportiv, i ndërgjegjshëm se me qëndrimin në Itali, do ta ketë të sigurt vendin në formacionin kuqezi për shumë vite në vazhdim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama