Tashme mund te telefononi nga WhatsApp

Tashme mund te telefononi nga WhatsApp

Pas disa muajsh në pritje, vjen lajmi që të gjithë përdoruesit e WhatsApp do të dëshironin, të kishte pak zë edhe ky aplikacion. E kemi fjalën për kryerjen e telefonatave përmes WhatsApp dhe regjistrimin e tyre. Kjo gjë tashmë është e sigurt, shumë shpejt, me WhatsApp Messenger, ju gjithashtu mund të telefononi, pavarësisht se ky funksion nuk është një eksluzivitet i WhatsApp, aplikacionit i cili deri në muajin gusht arriti në 600 milionë përdorues aktiv.

Pasi të bëhet një update i ri i këtij aplikacioni, do të shfaqet një ikonë që do ju kërkojë të keni një mikrofon për të dërguar mesazhe zanore, për të regjistruar video me zë, si dhe për të bërë dhe marrë telefonata. Ky update i ri është në funksion të celularëve iPhone deri tani. Ajo që duhet të bëni nëse ju del një ikonë që kërkon një mikrofon, është që të shkoni të Settings, pastaj Privacy, pastaj Microphone dhe më pas të ndryshoni të dhënat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama