Tableti qe transferon shenimet nga letra ne ekran

Tableti qe transferon shenimet nga letra ne ekran

Për ju studentë që lexoni më mirë në kompjuter, dhe e keni të vështirë të hidhni shënimet në të, mbërrin shpikja më e mirë e të gjitha kohërave. Marka e teknologjive ‘Moleskine’ ka krijuar një tablet nëpërmjet të cilit mund të transferohen lehtësisht shënimet nga blloku në format digjital.

Tableti ‘Moleskine’  vjen bashkë me stilolapsin inteligjent Livescribe, i krijuar nga kompania që mban të njëjtin emër. Nëpërmjet sensorëve që ka ky stilolaps, bëhet e mundur që të regjistrohet në formë digjitale, çdo lloj shkrimi apo figure të bërë në bllok. Stilolapsi lidhet me një aplikacion përkatës iOS nëpërmjet Bluetooth-it dhe kopjon në kohë reale çdo gjë që është shkruar ose vizatuar. Stilolapsi gjithashtu lejon përdoruesin të regjistrojë audion duke shkruar.

Teknologjia e njohjes së shkrimit bën të mundur për përdoruesit që të konvertojnë atë që kanë shkruar në një tekst të redaktueshëm, ku mund të fshihen pjesët e panevojshme. Tableti përmban disa ikona në fillim të faqes dhe ikona për të shtuar faqe të reja. Ikonat në fillim të faqes mund të përdoren për të nisur dhe ndaluar regjistrimin me audio, si dhe për të etiketuar e shënuar një punim në një faqe të caktuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama