Surpriza e bukur e Arvizuse per gjimnazisten shqiptare

Surpriza e bukur e Arvizuse per gjimnazisten shqiptare

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, i ka bërë një surprizë të mrekullueshme një gjimnazisteje shqiptare, duke e njoftuar nëpërmjet rrjetit “Skype” se ka fituar bursën “Ben Franklin”. Në videon e shpërndarë nga ambasada, duket se gjimnazistja nuk ka pritur që lajmin ta merrte në këtë formë dhe aq më pak nga vetë ambasadori.

Videoja e shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, shoqërohet me një ftesë të hapur për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Në ftesë thuhet:  “A keni menduar ndonjëherë të aplikoni në programet tona të shkëmbimit mbi arsimin? A e keni menduar se si ndihesh kur përzgjidhesh si një prej fituesve? Po nëse vetë Ambasadori ju befason në Skype duke ju thënë se keni fituar?"

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama