Supervjedhja ne banken e shtetit

Supervjedhja ne banken e shtetit

“Në sekret të plotë në këtë sallë, në këtë sallë, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për dy ekonomistët e Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, në lidhje me hetimet e Prokurorisë për dyshimet mbi vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, që kap vlerën e 6 miliardë lekëve. Lëvizja e autoriteteve hetimore ka nisur nga rrëfimi i Ardian Bitrajt, me detyrë përgjegjës i sektorit të Arkës Stok, i cili ka rrëfyer se, prej katër vitesh, në bashkëpunim me kolegen e tij, dilnin nga ky sektor me shuma të konsiderueshme lekësh, që ishin bërë gati për t’u hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për t’u asgjësuar”.

Ky është Ardian Bitraj, i punësuar që prej vitit 1993 në Bankën e Shqipërisë, i cili këtë të hënë, ditën kur një komision i ngritur nga Banka do të kontrollonte sasinë e parave të stokut, që kishin dalë nga qarkullimi dhe do të asgjesoheshin, ka rrëfyer se nga sektori që ai kishte nën përgjegjësi ishin nxjerrë shuma të konsiderueshme nga Banka.

Pasi është përpjekur të shtyjë inventarizimin e gjendjes së arkës stok, ai është rrëfyer përpara komisionit duke i shokuar ata. “Kam katër vjet që i marr lekët nga arka stok, i tërhiqja të gjitha prerje 50-she, i fshihja në trup dhe disa herë përfitova nga fakti që shefi im ishte i ri dhe nuk e kishte idenë se çfarë bëhej aty. Më pas, në mënyrë që të mos kuptohej që ishin tërhequr parà, dhe që pesha e këtyre arkave të dukej e njëjtë, aty vendosja libra”.

Kjo është pjesë e rrëfimit të Bitrajt, i cili e ka lënë pa fjalë policinë e kryeqytetit dhe Prokurorinë e Tiranës. 45-vjeçari e ka implikuar kolegen e vet, të punësuar në të njëjtin sektor, duke thënë se ajo, para disa muajsh, kishte kuptuar që në arka mungonin 400 milionë lekë, e i kishte kërkuar llogari se ku ndodheshin shumat, por “unë i premtova - thotë Bitraj - se do t’i ktheja”.

Ka pasur ditë që unë dilja nga sektori me lekë të fshehura në trup, që kapnin shifrën e 10 milionë lekëve dhe askush s’më kuptonte. Të gjitha lekët i kam lënë në lojrat e fatit, që janë poshtë shtëpisë sime.

Madje, te një kazino jam borxh 50 milionë lekë të vjetra. Por, justifikimi paraprakisht duket i dyshimtë për Prokurorinë. Ndërkohë, Mimoza Bruzia ka mohuar të ketë lidhje e të ketë bashkëpunuar me 45-vjeçarin nga Skrapari, inicialet e të cilit u raportuan një ditë më parë, së bashku me të arrestuarën me të, si një arrestim i thjeshtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama