Supervjedhja ne Banke Fullani raporton te Ekonomia Brace Tolerance zero ndaj pergjegjesve

Supervjedhja ne Banke, Fullani raporton te 'Ekonomia', Brace: Tolerance zero ndaj pergjegjesve

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ka deklaruar sot se duhet tolerancë zero për këdo, nga i pari tek i fundit që ka përgjegjësi lidhur me skandalin më të madh të viteve të fundit në vendin tonë, atë të vjedhjes së 7 mld lekëve nga banka e Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura të komisionit të ekonomisë ku për më tepër se 2 orë raportoi guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, Braçe sqaroi se nga guvernatori janë marrë informacionet e nevojshme lidhur me ngjarjen e rëndë e cila sipas tij ka dëmtuar  shume imazhin e bankës së Shqipërisë. Sipas Braçes, ngjarja fundit tregoi domosdoshmërinë e një reformimi të thellë të këtij institucioni në çdo hallkë si dhe vendosjen përpara drejtesise të kujtdo që ka përgjegjësi për këtë skandal.

“Morëm një informacion të detajuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur me Bankën e Shqipërisë për këtë ngjarje dhe një analizë paraprake me Bankën e Shqipërisë për përgjegjësitë. Diskutuam edhe për këtë çështje dhe analizuam faktin që me këtë ngjarje është cenuar imazhi i Bankës së Shqipërisë. Kemi kërkuar tolerancë zero për cilindo që është përfshirë në këtë ngjarje, duke nisur nga Guvernatori deri te zyrtari i fundit në aspektin administrativ, ligjor dhe penal”, – u shpreh Braçe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama