Supergrabitja e thesarit arrestohet punonjesi i 6 i Bankes se Shqiperise

Supergrabitja e thesarit, arrestohet punonjesi i 6 i Bankes se Shqiperise

Një tjetër arrestim është bërë sot në mëngjes në kuadër të operacionit për kapjen e personave që janë të përfshirë në vjedhjen e thesarit të shtetit. Në pranga ka rënë Bashkim Xhilaga, shef i arkës “stok në veprim” në Bankën e Shqipërisë. Xhilaga ishte shpallur në kërkim nga policia, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar vjedhjen e thesarit të bankës nga i arrestuari kryesor, Ardian Bitraj.

Në këtë mënyrë, shkon në 9 numri i personave të arrestuar, ku vetëm dje u ndaluan gjashtë persona, 5 punonjës të BSH-së dhe 1 person tjetër, që sipas policisë është nipi i Ardian Bitrajt. Përveç këtij të fundit, para pak ditësh përfundoi në pranga edhe bashkëpunëtorja e tij Mimoza Bruzia. Shtetasit e arrestuar dje janë Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi dhe Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt. Sipas organit të akuzës, të gjashtë shtetasit e arrestuar, punonjës të BSH-së, kanë ndihmuar Ardian Bitrajn të vjedhë thesarin e shtetit për 4 vjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama