Superaksion ne Kosove pese imame ne pranga dhe nje politikan

Superaksion ne Kosove, pese imame ne pranga dhe nje politikan

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një superaksion ditën e sotme, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga pesëmbëdhjetë persona të dyshuar për terrorizëm, mes të cilëve 5 imamë dhe një politikan. Sipas medieve kosovare bëhet fjalë për persona të dyshuar pë nxitje të ekstremizmit islamik dhe terrorizmit.

Pak më herët është kryer arrestimi i Imamit Shefqet Krasniqi së bashku me një tjetër person që mësohet se është drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi. Partia e tij ka bazë fetare, ndaj dyshohet të ketë manipuluar dhe nxitur të rinjtë kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak.

Gjithashtu bëhet me dije se është arrestuar edhe shoku i Lavdrim Muhaxherit, SH.K., 24 vjeç, gjatë një operacioni të  njësisë Antiterror e mbështetur nga njësia Speciale e Kosovës. Policia e Kosovës ka arrestuar edhe imamin e Pejës Enes Goga për motive të njëjta me ato të Krasniqit, nxitja e urrejtjes ndërfetare dhe ekstremizmit islam.

Një tjetër imam i rënë në pranga është edhe Enis Rama, imam në xhaminë ‘Isa Beg’ në Mitrovicë dhe kryeredaktor i televizionit ‘Peace TV’ në shqip. Po ashtu është arrestuar edhe Ekrem Avdiu, i cili aktualisht shërben si imam dhe ligjërues i xhamisë në lagjen ‘Tavnik’ në Mitrovicë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama