Suarez Nuk e kafshova Chiellinin humba ekuilibrin

Suarez: Nuk e kafshova Chiellinin, humba ekuilibrin

Sulmuesi i Uruguajt, Lusi Suarez, ka thyher më në fund heshtjen pas pezullimit që erdhi nga FIFA në drejtimt të tij, pasi lojtari akuzohet se ka kafshuar mbrojtësin italian Giorgio Chiellini, gjatë ndeshjes që skuadra e tij zhvilloi kundër Italisë në Kupën e Botës.

 

“Në asnjë mënyrë nuk ka ndodhur ashtu siç e kan përshkruar, si një kafshim apo të kisha qëllimin për ta kafshuar. Pas kontaktit, unë humba ekuilibrin duke u rrëzuar mbi kundërshtarin tim. Në atë moment godita fytyrën, që më shkaktoi një plagë të vogël në faqe dhe një dhimbje të fortë tek dhëmbët”, ka deklaruar Suarez.

 

Më pas lojtari ka thënë se do të apeloj vendimin e FIFA-s, që e pezullon atë për katër muaj nga çdo aktivitet futbollistik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama