Studimi Ata qe kane temperature te ulet trupi jetojne me gjate

Studimi: Ata qe kane temperature te ulet trupi jetojne me gjate

Disa studime tregojnë një lidhje midis temperaturës së ulët të trupit dhe jetëgjatësisë më të madhe, megjithatë nuk ekzistojnë prova në marrëdhënien shkak-pasojë tek njerëzit. Studimi i parë madhor mbi kafshët gjaknxehtë, i raportuar në Revistën e Shkencës u krye në vitin 2006 dhe ishte një eksperiment që përfshinte minjtë në Institutin e Kërkimeve Scripps.

Minj të projektuar gjenetikisht me super-ndjeshmëri të kontrollit të temperaturës në hipotalamus u rritën me temperatura pak më të ulëta se të tjerëve. Kaloritë që merrnin ishin të njëjta. Kërkuesit zbuluan se jetëgjatësia mesatare ishte 12 për qind më e madhe në minjtë meshkuj më të ftohtë dhe 20 për qind më e madhe tek minjtë femra. Për sa i përket njerëzve, një studim më i madh i publikuar në vitin 2011 krahasoi moshën dhe temperaturat e trupit të 18.630 njerëzve nga 20 deri në 98 vjeç. Rezultatet treguan se ata që kishin temperaturë më të ulët të trupit jetonin më gjatë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama