Steven Gerrard do ti prese floket Uke Krasniqit!

Steven Gerrard do t'i prese floket Uke Krasniqit!

Tifozi kosovar i Liverpoolit, Ukë Krasniqi, që mori famë si tifozi që nuk ka pranuar të presë flokët për 11 deri sa Liverpoolit të fitojë Premier League , ka fituar një dhuratë të veçantë. 

 

"Channel 4" i Anglisë është duke organizuar një qethje të veçantë për Ukën,  e berberi e tij do të jetë  kapiteni i “The Reds”, Steven Gerrard. Tifozi i veçantë i Liverpoolit në Kosovë, Ukë Krasniqi, pritet ta shijoj ëndrrën e tij më 11 maj.

 

Familjarët e Ukës kanë treguar se “Channel 4” është duke provuar të organizojë një ngjarje të veçantë për tifozin kosovar, e cila do të përfshijë edhe kapitenin e klubit. Do të jetë pikërisht Gerrard ai i cili pas 11 vjetësh do të qeth tifozin kosovar, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve.

 

Uka nuk ka pranuar të pres flokët nga viti 2003, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëj vetëm kur Liverpooli të fitojë Premier League.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama