Stervitja mban lekuren te re

Stervitja mban lekuren te re

Harrojini solucionet e shtrenjta kundër rrudhave, sekreti i një lëkure të re qëndron tek stërvitja. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë kërkuesit shkencorë të Universit McMaster të Ontarios. 

 

“Nuk dua të ekzagjeroj rezultatet e studimit tonë, por ishte e pabesueshme sesi stërvitja e mbante lëkurën të re”, tha për ‘The New York Times’ udhëheqësi i studimit, Dr. Mark Tarnopolsky.

 

Studimi ka nisur me minj. Studiuesit vunë re se kur i hoqën rrethin ku vraponin, minjtë u bënë më të dobët dhe u sëmurën. Ata që vazhdonin të vraponin në rreth, ishin më të shëndetshëm.

 

Duke u nisur nga kjo, grupi i kërkuesve shkencorë nisi të studionte 29 meshkuj dhe femra të moshave 20 deri në 84 vjeç.

 

Gjysmës së vullnetarëve iu tha të stërviteshin 3 orë në ditë, ndërsa të tjerët bënë një jetë sedentare. Më pas, atyre iu mor një pjesë lëkure dhe u vu re që lëkura e atyre që ishin stërvitur ishte më e re se e personave që nuk ishin marrë me aktivitet fizik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama