Spanje Atletico i vetem ne krye

Spanje, Atletico i vetem ne krye

Atletico Madrid është i vetëm në krye të kampionatit spanjoll pas javës së 30 falë fitores 1-0 ndaj Granadës. Goli për skuadrën e drejtuar nga Simeone është shënuar nga Diego Costa. Bardhekuqtë kryesojnë renditjen me 73 pikë, një më shumë se Barcelona që ka fituar 3-0 në shtëpi ndaj Celta Vigos dhe 3 më shumë se Real Madrid që humbi 2-1 në Sanchez Pizjuan ndaj Sevillas.

Për katalanasit shënuan Neymar (2) dhe Messi, por lajmi i keq është dëmtimi në gju i portierit Victor Valdes, i cili mbyll sezonin dhe gjithashtu pritet të mungojë në Botërorin e Brazilit. Reali humbi në transfertë edhe pse kaloi i pari në avantazh me anë të Ronaldos. Një dygolësh i kolumbianit Bacca i shkaktoi humbjen e dytë radhazi në pak ditë skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama