Sotloff u shit te ISIS per 25 mije $

Sotloff u shit te ISIS per 25 mije $

Familja e gazetarit amerikan Steven Sotloff që u ekzekutua nga ISIS, ka deklaruar se 31-vjeçari është vrarë për 25 mijë dollarë, që mendohet t’i kenë marrë rebelët që treguan për vendndodhjen e tij. Familja bëri të ditur se këto informacione i ka marrë nga "burime në terren" sipas të cilave mësohet se një anëtar i një grupi rebelësh, mes të cilëve qëndronte Sotloff, ka arritur të informojë  ISIS për vendndodhjen e gazetarit.

"Dikush ka bërë një telefonatë drejt ISIS, dhe ata kanë ngritur një pikë kontrolli të rreme me shumë njerëz. Steve dhe të tjerë nuk kanë mundur të shpëtojnë dot nga ky kontroll dhe janë kapur peng", tha Barfi, zëdhënësi i familjes. Ky anëtar është pjesë e një fraksioni të grupeve rebele të Sirisë, që janë menduar të mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përmbysur regjimin e diktatorit sirian, Bashar al-Assad.

 Barfi tha se ky rebel është një nga "të ashtuquajturit rebelë të moderuar që duan që administrata amerikane t’i mbështesë". I pyetur për shumën që mund të ketë marrë, ai tha se mendohet të jetë diku te 25 mijë deri në 50 mijë dollarë. Gazetari 31-vjeçar u zhduk në gusht të vitit 2013 dhe vetëm në fillim të muajit shtator 2014, u shfaq një video e ekzekutimit të tij nga një pjestar i grupit ekstremist ISIS.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama