“Slovak art juniors” ne galerine “Kledio”

“Slovak art juniors” në galerinë “Kledio”
Gjashtë artistë të rinj nga Sllovakia kanë hapur në galerinë “Kledio” në Tiranë një ekspozitë të përbashkët të titulluar “Slovak art juniors Tirana-Bratislava”. Artistët e rinj janë studentë të Akademisë së Arteve të Bukura dhe Dizajnit në Bratislavë. Punimet e Henrich Kimerling, Andre Pezman, Alexandra Kalisova, Veronika Obertova, Nina Hanusova dhe Peter Vcelka janë në pikturë, në grafikë, punime në kompjuter, filma të animuar, litografi etj.
Me këtë ekspozitë artistët e rinj sllovakë synojnë të sjellin më afër një pjesë të asaj çka ndodh sot në kulturën sllovake duke e konsideruar këtë pikëtakim të parë me Shqipërinë si një kontakt fillestar mes dy kulturave. Ekspozita “Slovak art juniors”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 15 nëntor, është organizuar në  bashkëpunim me ambasadën sllovake.
Galeria “Kledio” ndodhet në Blv. “Bajram Curri”, Pll. 1 Maji. Galeria është e hapur çdo ditë përveç të dielën nga ora 09:00 – 21:00.
Tel.: 04 22 56 413.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama