Skenderbeu vdiq me Kanunin mbi komodine

'Skenderbeu' vdiq me Kanunin mbi komodine

Akaki Khorava, aktori që interpretoi Skënderbeun në filmin me të njëjtin emër, u nda nga jeta më 23 qershor të vitit 1972. Në komodinën pranë krevatit të tij, mbante librin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.  Kjo ndodhi në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku aktori kaloi vitet e fundit të jetës. Atij i pëlqente shumë ky libër dhe kur ishte në Shqipëri, kishte arritur ta përkthente nga origjinali i gjuhës shqipe, në rusisht, nëpërmjet miqve të tij shqiptarë.  Kjo ndodhi gjatë xhirimeve të këtij filmi. Dhe kur iku Akaki Khorava mori me vete një kopje të Kanunit. Atij i pëlqenin shumë ligjet shqiptare të asaj kohe, pra të kohës së Skënderbeut dhe përpiqej të hynte në brendësinë e psikologjisë së shqiptarëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama