Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Shuhet shkrimtari Gabriel Garcia Marquez

Fituesi çmimit Nobel romancieri Gabriel Garcia Marquez , i cili u vlerësua si shkrimtari më popullor spanjolle që prej Cervantes, vdiq sot në Mexico City në moshën 87 vjeçare ..



Garcia Marquez, një ish- gazetar i cili ka lindur në Kolumbi  por jetoi në Meksikë për më shumë se 30 vjet, është i mirë njohur për kryeveprën e tij të vitit 1967 "Njëqind vjet vetmi", nje veper epike dhe nje histori halucinante në lidhje me gjykimet dhe rrjedhmeshrine e një familjeje mbi disa breza. Eshte pikerisht kjo veper qe ka shitur rreth 50 milion kopje në më shumë se 25 gjuhë .



Romanet e tij të tjera përfshijnë Vjeshta e Patriarkut (1975) dhe Dashuria në kohën e kolerës (1985) qe flet per dy të dashuruar që e gjejnë njëri-tjetrin kur ata janë prane te 80va. Dashuria ne koherat e koleres eshte përshtatur dhe si një film në vitin 2007 ku luajne yje si Javier Barden, Giovanna Mezzogiorno dhe Benjamin Bratt.



Kur Garcia Marquez u nderua me Çmimin Nobel në vitin 1982, gjykatësit suedeze vlerësuan të dy romanet e tij dhe tregime të shkurtra, në të cila fantastikja dhe realiteti janë të kombinuara në një botë te pasur te imagjinatës  duke pasqyruar jetën dhe konfliktet e një kontinenti. "



Ai ishte i pari Kolumbian dhe i katërti nga Amerika Latine qe ka fituar çmimin më prestigjioz letrar në botë. Miku i tij me i afert,romancieri meksikan Carlos Fuentes (autor i Gringo i Vjetër) , i cili vdiq në vitin 2012 , e ka quajtur Garcia Marquez "shkrimtari më popullor dhe ndoshta shkrimtari më i mirë në spanjisht që nga Cervantes ". Servantes eshte i njohur per vepren Don Kishoti në dy vëllime botuar në vitin 1605 dhe 1615.



Garcia Marquez ishte një socialist dhe mik i Fidel Kastros por dhe një kritik i mprehtë i asaj që ai konsiderohet imperializmi amerikan. Për vite të tëra, atij i ishte mohuar një vizë për të hyrë në SHBA. Megjithate gjerat ndryshuan kur në vitin 1994, Garcia Marquez pati mundesi te darkoje me Presidentin Klinton qe e ka cilesuar Markesin si "heroi im letrar".



Marquez u diagnostikua me kancer limfatik në vitin 1999 por pas trajtimit në Los Angeles pati permiresime. Pas semundjes ai nisi te punoje mbi autobiografine e tij e cila u botua ne vitin 2002 me titullin: Te jetosh te tregosh nje Perrallen. Kjo ishte dhe vepra e fundit e Marquez.



Ai e la pas gruan, Mercedes Barcha dhe dy djem Rodrigo dhe Gonzalo.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama