Shqiperia shkarkon trajnerin e Portugalise

Shqiperia 'shkarkon' trajnerin e Portugalise

Paulo Bento është larguar nga drejtimi i kombëtares së Portugalisë me pëlqim të dyanshëm. Federata portugeze e futbollit dhe Bento kanë arritur në këtë përfundim pas humbjes tronditëse ndaj Shqipërisë në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të “Euro 2016”. 45-vjeçari drejtonte Portugalinë prej vitit 2010. Pas dështimit për të kaluar fazën në grupe në botërorin “Brazil 2014”, humbja me kombëtaren kuqezi përcaktoi fatin e të ardhmes së tij. Federata portugeze e futbollit thotë se zëvendësuesi i tij do të emërohet shumë shpejt, por pa dhënë një datë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama