Shqiperia dhe Belgjika marreveshje binjakezimi per shkollat profesionale

Shqiperia dhe Belgjika, marreveshje binjakezimi per shkollat profesionale

Shkolla e mesme profesionale “Hoteleri-Turizëm” në Tiranë nënshkroi një marrëveshje binjakëzimi me njërën nga shkollat më prestigjoze profesionale të kësaj fushe në Belgjikë, “Coovi”, si një mundësi që nxënësit dhe mësuesit të marrin eksperiencë të mëtejshme në njërën nga degët më të kërkuara sot nga tregu i punës në Shqipëri.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit mes dy shkollave, e cila u firmos nga drejtoresha e shkollës “Hoteleri-Turizëm”, znj. Flutura Vaqarri, dhe z. Ali Islamaj, drejtor i shkollës profesionale “Coovi”, në Bruksel, morën pjesë edhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm për shkollat profesionale Flamande, z. Jacky Goris.

“Po binjakëzojmë çdo shkollë profesionale, në mënyrë që të kemi menaxhim të përbashkët me aktorë ndërkombëtarë me eksperiencë në fushë të caktuara. Statistikat e anketës së fundit të INSTAT-it, por edhe informacionet që vijnë nga zyrat e punës, tregojnë se dega e hoteleri-turizmit është një nga sektorët që punëson më shumë”, u shpreh ministri Veliaj, pas ceremonisë.

Sipas tij, shkolla e hoteleri-turizmit është ideale për të siguruar punë. “Më vjen mirë që bashkë me partnerët belgë po mundësojmë një program shkëmbimi. Të rinjtë shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga eksperienca belge”, tha ai. Z. Veliaj përmendi edhe njëherë se çdo shkollë profesionale do të ketë bordin e vet drejtues, ku do të jetë i përfshirë edhe biznesi, në mënyrë që 30 për qind të kohës nxënësit ta kalojnë pranë një biznesi.

Ai theksoi se ministria po bën përpjekje për të pasur një punësimim të qëndrueshëm, pra jo vetëm gjatë sezonit veror, duke bërë marrëveshje me vende të ndryshme që mosha e tretë të vijnë t’i kalojnë pushimet joverore në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama