Shqiperi-Katar/ Percaktohet stadiumi me 6 mije vende per kuqezinjte

Shqipëri-Katar/ Përcaktohet stadiumi me 6 mijë vende për kuqezinjtë

Qyteti i Hartbergut në Austri do të jetë pritësi i ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Katarit. Takimi pritet të luhet më 29 maj në një stadium me kapacitet prej 6 mijë vendesh.

Untitled-2Miqësorja me Katarin është e dyta për Shqipërinë pas ndeshjes së luajtur më 2012-ën. Pas kësaj ndeshjeje djemtë e De Biazit do të udhëtojnë drejt Italisë për të luajtur miqësoren e dytë me Ukrainën.

qatar"Kombëtarja do të udhëtojë drejt Italisë dhe më 2 qershor do të zhvillojë në stadiumin e Bergamos "Attleti Azzurri" miqësoren e dytë kundër Ukrainës.

Më datë 6 qershor kombëtarja shqiptare niset nga Italia për në Peros Guirec të Francës, ku do të jetë rezidenca kuqezi për Europianin e Francës",-njofton FSHF.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama