Shpikesi i sprajit behet milioner...

Shpikesi i sprajit behet milioner...

Bombola e vogël e sprajit e cila u përdor për here te pare ne Kampionatin e fundit Botëror te Futbollit për te ruajtur distancën e përcaktuar ne rregullore mes topit dhe murit mbrojtës, ne fakt nuk është një shpikje e re.

Ajo ka kohe qe është shpikur, por për shpikësin e saj, 43 vjeçarin brazilian Heine Allemagne, duket se ka ardhur koha qe vlera e saj te materializohet ne maksimumin e saj.

E shitur për vetëm 5 euro pak kohe me parë, për shkak te boom-it qe pati ne finalet e fundit te Kampionatit Botëror, dhe kërkesave te mëdha ne rritje, sot ajo kushton rreth 1000 euro.

“Ideja me ka ardhur qe ne vitin 2000″, tregon shpikësi i saj tashme fatlum.

“Gjate një ndeshje futbolli, komentatori tha diçka qe me mbeti ne mendje. Ai tha konkretisht se kur do te vinte ajo dite qe muri mbrojtës te mos luante dot gjate ekzekutimit te një goditjeje dënimi. Ne këtë moment me shkoi mendja ne prodhimin e një lende biodegradabile qe te ishte ne gjendje te linte një shenje te dukshme, por te shpërbëhej shpejt. Herën e pare e kam provuar me shkumën e rrojës. Pasi e provova, çdo gjë shkoi mire”, tha Allemagne.

Gjithsesi, për arritur ke formula e duhur do te duhej te kalonte edhe pak kohe, por me ne fund ja mbërriti qëllimit.

Lënda e sprucuar largohet për 60 sekonda.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama