Shperthim ne makinen e portierit te dyte te Tiranes Sejdo

Shperthim ne makinen e portierit te dyte te Tiranes, Sejdo

Persona të paidentifikuar kanë vendosur një mjet shpërthyes në makinën e portierit të dytë të Tiranës, Xhino Sejdo. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, kur në automjetin e portierit Sejdo ka shpërthyer një kapsollë, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Lajmi konfirmohet nga portieri i parë i Tiranës, Ilion Lika, i cili ka bërë të ditur se në momentin e ngjarjes, Sejdo ishte duke u stërvitur me skuadrën. “Nuk është tritol, flitet për një shashkë, një kapsollë si ato që hidhen nëpër festa, por ishte pak më e fuqishme. Ngjarja ka ndodhur në momentin që po bënim stërvitje në qendrën “Skënder Halili”,- deklaroi Lika në një komunikim telefonik. Sipas portierit Lika, Xhino Sejdo nuk është person që përfshihet në zënka apo probleme. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar autorët e vendosjes së kapsollës në makinën e portierit të Tiranës.

Sejdo: S’kam probeme me askënd Pak minuta pas ngjarjes, në një komunikim telefonik në “News24”, portieri Xhino Sejdo tha se nuk kishte asnjë dyshim për autorët e sulmit, pasi nuk kishte patur konflikte me asnjë person. Ai bëri të ditur se si pasojë e shpërthimit nuk ka patur të lënduar, por vetëm disa dëmtime të vogla në makinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama