Shopping ne Serine A

'Shopping' ne Serine A
Blerja e yjeve të serisë A, nuk është destinuar të mbyllet për Paris Sen Zhermenin në fundin e merkatos së kësaj vere. Pasi rrëmbeu përkundër skepticizmit, emra të tillë si Tiago Silva, Ibrahimovic, Laveci dhe Verrati, skuadra pariziene tani është shumë pranë firmës me një tjetër lojtar që militon në kampionatin italian.

Drejtori sportiv i Paris Sen Zhermenit, braziliani Leonardo ka konfirmuar se janë drejt fundit pozitiv, tratativat me mbrojtësin Stefan Lishtajner. Me zgjedhjen e futbollistit zviceran, milionerët francezë kanë menduar që të mos i shtojnë një tjetër emër ekstrakomunitar skuadrës që po lulëzon për shkak të milionave nga sheikët arabë.

"Jemi në kontakte me paris Sen Zhermenin edhe pse Lishtajner është shumë mirë te Juventusi. Por kur të kërkon nëj skuadër si PSG, atëherë është vërtet  fantastike dhe duhet të mendohesh. Projekti i parizienëve është i jashtëzakonshëm me lojtarë të mëdhenj dhe një trajner si Anceloti. Nëse dy klubet ghjejnë akordin, Lishtajner do luajë në Francë" tha agjenti i mbrojtësit zviceran.

Por Juventus pret ofertën zyrtare të skuadrës transalpine për të marrë më pas një vendim final.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama