Shokuese Ja si u vra Santo e si te gjithe ikin nga vendi i ngjarjes (Video +18)

Shokuese: Ja si u vra Santo e si te gjithe ikin nga vendi i ngjarjes (Video, +18)

Për herë të parë, një video e siguruar nga kamerat e vëzhgimit, shfaq momentin kur është vrarë bankieri Artan Santo. Në këto pamje shihet Artan Santo, i cili mbërrin me makinë përpara bankës. Motori e shoqëron nga pas, ndërsa një nga rojet e bankës i del përpara për t'i hapur derën e makinës.

 

Santo qëllohet menjëherë, sapo del nga dera e pasme e makinës së tij. Ai mundohet t'u shpëtojë plumbave duke vrapuar, por nuk bën më shumë se dy hapa. Pasi bie, vrasësi afrohet dhe, siç e tregojnë këto pamje, i jep goditjen e fundit nga afër. Më pas ai largohet me armën në dorë duke kërcyer në motorin që e priste.

 

Imazhet janë tepër shokuese, por janë të vetmet që tregojnë se si është realizuar atentati mafioz në qendër të Tiranës, në një zonë të rrethuar nga forcat e policisë dhe të gardës.

 

Hetuesit po i analizojnë xhirimet për të përcaktuar përgjegjësinë e policisë që nuk ka mundur të ndalojë atentatorët. Polici rrugor që mbërrin me motor, në të majtë, largohet me vrap sapo sheh skenën e ekzekutimit. Edhe rojet private të sigurisë, fshihen për të shpëtuar kokën.

 

Nga ky hetim u mësua se përgjegjësi i zyrës operative në ministrinë e Brendshme, nuk ka qenë në vendin e tij të punës kur është dhënë njoftimi për atentatin. Kjo mund të ketë lehtësuar arratisjen e vrasësve.

 

Videoja, e gjatë 23 sekonda, përmbledh dëshmitë e dhëna dhe paraqet një pamje të skenës së krimit nga e cila hetuesit shpresojnë të arrijnë drejt zbulimit dhe zbardhjes së krejt ngjarjes.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama