Shkelen rregullat e qarkullimit rrugor 7 te arrestuar ne 24 ore

Shkelen rregullat e qarkullimit rrugor, 7 te arrestuar ne 24 ore

7 persona janë arrestuar brenda 24 orëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhënie mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Arrestimi i parë në flagrancë në këtë fundjavë, ka qënë ditën e djeshme në qytetin e Kavajës. 41-vjeçari me inicialet A.H është arrestuar pasi drejtonte pa leje drejtimi motoçikletën e tij.

 

Për të njëjtën arsye është bërë arrestimi disa orë më vonë, i 28-vjeçarit me inicialet G.K. dhe 29 vjeçarit K.D, gjatë drejtimit të automjeteve të tyre në kryeqytet. Ndërsa katër arrestimet e tjera janë kryer këtë të djelë nga punonjësit e patrullës së policisë në Tiranë, tre për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe një për mungesë të lejes së drejtimit.

 

Përkatësisht 44-vjeçari me inicialet E.M, 23 vjeçri E.M, 42 vjeçari Xh.Q. janë ndaluar nga punonjësit e policisë për drejtim të mjetit në gjëndje të dehur.

 

Ndërkohë priten vendimet përkatëse në bazë të shkeljeve të kryera.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama