Serish tritol ne Fushe-Kruje hidhet ne ere furgoni i pasagjereve

Serish tritol ne Fushe-Kruje, hidhet ne ere furgoni i pasagjereve

Fushë-Kruja është tronditur  sërish nga tritoli mbrëmjen e djeshme kur një makinë ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur rreth 2 orë pas mesnatës së djeshme ku një mjet tip furgon që përdorej për pasagjerë është hedhur në erë me eksploziv në qendër të qytetit.

 

Eksplozivi mendohet se ishte vendosur në pjesën e motorit të mjeti tip taksi 8+1 me targa AA900T i cili ishte në pronësi të shtetasit Bujar Zalla.

 

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që është shoqëruar edhe pronari i mjetit për t’u pyetur lidhur me konfliktet e mundshme që mund të kenë çuar deri të ngjarja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama