Serbi-Shqiperi/ Plisat udhetojne drejt Beogradit serbet i kercenojne me vdekje

Serbi-Shqiperi/ Plisat udhetojne drejt Beogradit, serbet i kercenojne me vdekje

Ndeshja e 14 tetorit midis Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për eleminatoret e Francë 2016, pritet të jetë një prej përballjeve më interesante të grupit tonë dhe jo vetëm. Pavarësisht tensionit që pritet ta shoqërojë ndeshjen në Beograd, gurpi prishtinali i Plisave kanë vendosur të udhëtojnë drejt Serbisë për të ndjekur nga afër kombëtaren e tyre. Plisat pohojnë se kanë rënë dakortë me FSHF-në dhe janë duke përgatitur listat e tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadiumin e Partizanit. Megjithatë, lajmi se shqiptarët po përgatiten për të udhëtuar drejt Beogradit nuk është pritur mirë nga serbët. Gazeta serbe Telegraf ka dhënë sot lajmin për vendimin e Plisave, të cilët i trajton si radikal, dhe menjëherë aty kanë vërshuar komentet e serbëve.

Komentuesit kërcënojnë shqiptaret me vdekje në rast se ato udhëtojnë drejt Serbisë për të ndjekur nga afër ndeshjen midis dy skuadrave.

“Grobarët do të jenë të pranishëm gjithashtu, mos kini merak. Do t’i varrosim midis stadiumit’.

“Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë. Nëse amerikanët do vijnë, atëherë ndoshta ata do të bënin diçka”.

“Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejtë. Nëse arrini ta kaloni Nishin atëherë është sukses për ju”.

Këto janë vetëm disa prej komenteve të postuara në faqen serbe, të cilat tregojnë se ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të dhurojë asnjë lloj emocioni futbollistik pasi radikalët nacionalist në të dyja krahët do ta eklipsojnë atë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama