Schumacher po zgjohet

Schumacher po zgjohet

7 herë kampioni i F1 Michael Schumacher ka treguar shenja të vogla përmirësimi. Zëdhënësja e tij Sabine Kehm konfirmoi raportin  se Schumacher është duke treguar shenja të vetëdijes dhe shpresat për një shërim të shpejtë janë të mëdha.

“Ka momente të shkurtra të ndërgjegjes dhe ai është duke treguar shenja të vogla të përparimit”, tha Kehm  për mediat gjermane.

“Natyrisht unë nuk jam një mjek, ka një dallim në mes të qënit zgjuar dhe shenjave të vogla. Unë nuk dua të zbulojë detaje në shenjë  respekti për familjen, por ne nuk kemi asnjë dyshim së në bazë të  të gjitha në aftësive të mjekëve që kanë në  trajtimin Michael-in, ai do të zgjohet”, theksoi Kehm.

Michael Schumacher ndodhet në gjendje kome që nga 29 dhjetori i vitit 2013, pas një aksidenti me ski në alpet franceze. Një aksident që solli pasoja shumë të rënda dhe të pakuptueshme për personat pranë 7 herë kampionit të Formulës 1.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama