Schumacher kthehet ne shtepi 15 mjeke ne dispozicion

Schumacher kthehet ne shtepi, 15 mjeke ne dispozicion

Ish-kampioni i botës në ‘Formula 1’, Michael Schumacher vijon kalvarin e tij drejt rikuperimit, pas incidentit të ndodhur dhjetorin e shkuar në Zvicër. Piloti gjerman tashmë është kthyer në shtëpi me një “ushtri” mjekësh, të cilët do të ndjekin hap pas hapi 24 orë në ditë mbarëvajtjen shëndetësore të tij. Siç bëjnë të ditur mediat gjermane, ai është kthyer në shtëpinë e tij në Zvicër, Gland prej disa ditësh, ku do të vijojë rehabilitimin e tij, sipas programit të dizenjuar nga spitali i Luizianës ku ai ishte i shtruar. Pikërisht drejtuesit e spitalit ku Schumacher ishte i shtruar, kanë autorizuar një grup prej 15 mjekësh të ndjekin përgjatë 24 orëve në 7 ditë të javës ecurinë e shëndetit të Schumit. Sipas mediave angleze, familja e Schumacher, për t’i ardhur në ndihmë të dashurit të tyre po shpenzojnë 100 mijë sterlina në javë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama