Samsung Galaxy S5 me teknologji te re per mbrojtje nga hajdutet

Samsung Galaxy S5, me teknologji te re per mbrojtje nga hajdutet

Kompania Samsung njoftoi ditën e premte se smartphone-i i saj i fundit, Galaxy S5, do të përfshijë një teknologji të re për mbrojtjen nga hajdutët, por programi i Samsung nuk përputhet me parashikimet e ligjit, të cilat synojnë të reduktojnë numrin në rritje të vjedhjes së telefonave. 

 

Programi i ri i Samsung, e njohur si “Kyçi i Riaktivizimit” (Reactivation Lock) do ta çaktivizojë telefonin nëse një hajdut përpiqet ta shuajë programin që lokalion pajisjet e humbura. Kjo teknologji është e ngjashme me atë të prezantuar nga Apple vitin e shkuar. 

 

Zëdhënësi i Samsung-ut tha se kompania e kishte marrë shumë seriozisht çështjen e vjedhjeve dhe po vazhdon përpjekjet për sigurinë nga vjedhjet”. Mirëpo nevojitet shumë punë e mëtejshme për të mundësuar zgjidhje që arrijnë në nivele standarde për çdo pajisje. Aplikacioni i Samsung-ut do të jetë falas, por i disponueshëm vetëm për klientët e Veriozn dhe U.S. Cellular. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama