Samer Shaqiri lojtar i rendesishem per Bajernin

Samer: Shaqiri, lojtar i rendesishem per Bajernin

Drejtori sportiv i Bajern Mynih, Matias Samer, ka folur rreth se ardhmes së mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqiri. Lojtari shqiptar i Zvicrës, është i lidhur me largimin e tij në fund të sezonit nga bavarezët. Mirëpo Samer hedh poshtë mundësinë e shitjes së 22 vjeçarit.

Sipas Samer, ish ylli i Bazelit, është një rëndësishëm për të ardhmen e ekipit gjerman. Ai thotë se Bajerni kurrë nuk e ka menduar shitjen e Shaqirit, raporton Express. “Është një lojtar i dobishëm në shumë pozicione. Ai është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ne kurrë nuk e kem menduar shitjen e tij”, ka thënë Samer, transmeton “Kicker”. Mesfushori me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit vëzhgohet nga Mançester Junaited, Liverpul, Inter, Napoli e Fiorentina.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama