Salzburgu kerkon Lorik Canen

Salzburgu kerkon Lorik Canen

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, mbrojtësi shqiptar i Lacios, Lorik Cana, hapi derën për një largim të mundshëm nga skuadra kryeqytetase. Kapiteni kuqezi po kalon momente reflektimi për shkak të aktivizimit të pakët në pjesën e dytë të sezonit, raporton Sport News. Ky qëndrim ka bërë që zërat për lamtumirën e tij të mos vonojnë dhe në horizont shfaqet një skuadër pretendente për të siguruar shërbimet e tij.

 

Sipas faqes zvicerane, Infoticker.ch, Red Bull Salzburgu ka hedhur grepin për të transferuar në Austri kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili kërkon më shumë hapësira. Klubi austriak ka ndërtuar një grup solid që po dominon kampionatin vendas dhe projekti për të afruar një lojtar me eksperiencë synon suksesin edhe në Europë.

 

Operacioni mund të konsiderohet në rrugën e nisjes dhe Lacio duket e interesuar, pasi në radhët e Salzburgut aktivizohet mbrojtësi Hintereger, që ndiqet prej kohësh nga drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

 

Gjithsesi, të dhënat që vijnë nga Austria nuk janë konfirmuar ende dhe nuk përbëjnë një destinacion të konfirmuar për mesfushorin shqiptar, pasi interes ndaj lojtarit kanë shfaqur edhe nga Turqia e Franca.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama