Rriten mundesite per te emigruar ne Kanada

Rriten mundesite per te emigruar ne Kanada

Qeveria kanadeze ka bërë me dije se nga janari i vitit 2015 do të fillojë me ndarjen e vizave “express”, që do t’u mundësojë punëdhënësve sa më shpejtë t’i plotësojnë vendet e punës me punëtorë të kualifikuar.

 

Bëhet fjalë për ndryshim të sistemit të migrimit, në të cilin kanadezët janë duke punuar që para 18 muajsh. Viza e re e quajtur “Express Entry” do ta zëvendësojë atë që deri tani quhej “Expression of Interest” dhe paraqet një mënyrë të re, që Kanadaja t’i selektojë emigrantët në bazë të aftësive dhe njohurive. “Viza Express Entry” do të ofrojë mundësi edhe për qëndrim afatgjatë në Kanada, kanë njoftuar mediat kanadeze.

 

Ministri i Emigracionit, Chris Alexander, ka thënë se punëdhënësit kanadezë mund t’i sjellin punëtorët me mundësinë që të qëndrojnë në Kanada.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama