Rregulla te ashpra/ Ja lojtaret qe nuk marrin lejen e punes ne Angli

Rregulla të ashpra/ Ja lojtarët që nuk marrin lejen e punës në Angli

Vendimi për të dalë nga BE-ja i Britanisë së Madhe ka bërë që shumë futbollistë të kenë një shqetësim që as e kishin futur në axhendën e tyre të mendimeve.

promo281279563Skenari pozitiv lidhet me faktin që futbollistëve të huaj t'u jepet një afat 2-vjeçar për të pasur kohë, për të plotësuar dokumentacionet e qëndrimit në futbollin anglez. Një skenar që gjithsesi nuk e bën tragjike apo emergjente situatën e tyre për të gjetur një zgjidhje.

Por, kjo lidhet me një marrëveshje shumëpalëshe me shtete e tjera, e cila duhet parë nëse do realizohet apo jo. Mund të ketë vende që nuk janë dakord. Skenari negativ bën që futbollistët e huaj të detyrohen të skarcohen në mënyrë të menjëhershme nëse nuk plotësojnë dot kriteret për lejen e punës.

Saktësisht, janë plot 111 futbollistë të Premier Ligës që do bënin gati valixhet këtë verë nëse do klasifikohen në mënyrë të menjëhershme si ekstrakomunitarë. Lojtarë që po shkëlqejnë dhe që kanë vlerë të madhe në tregun ndërkombëtar, si Dimitri Paje apo N'Golo Kante. Që të sigurojnë aktivizimin me klubin e tyre, futbollistët e huaj duhet të plotësojnë kriteret për lejen e punës. Por, kjo ka një rregullore shumë të ashpër, ose kritere që shumë pak prej tyre janë të aftë t'i përmbushin.

Duhet të jesh lojtar i Kombëtares dhe që të kesh luajtur gjatë dy viteve të fundit. Madje, Kombëtarja jote duhet të jetë midis 50 vendeve të para të FIFA-s. Me këto kritere, Arsenali humbet plot shtatë futbollistë.

Por, kategoria që e vuan më tepër është Championship- i në Angli. Në total, aty aktivizohen 180 futbollistë të huaj dhe prej tyre, vetëm 23 do ta siguronin lejen e punës nëse rregullat hyjnë në fuqi menjëherë.

PREMIER LIGË
Lista e futbollistëve që nuk plotëson kriteret për lejen e punës

ARSENAL
Fransis Kokelin, Matjë Flamini, Mikel Arteta, Hektor Belerin,
Naço Monreal, Tomas Rosiçki, Serge Gnabri
BËRNMUTH
Silvein Distin, Xhoshua King
BËRNLEJ
Rouen Henings
ÇELSI
Loik Remi, Kurt Zuma, Çezar Azpilikueta, Marko Amelia
EVERTON
Xherard Delofeu, Zhoel Robles
HULL
Dushan Kuciak, Braian Lenihan
LEIÇESTER
N'Golo Kante, Marsin Vasilevski, Robert Huth
LIVERPUL
Emre Çan, Alberto Moreno, Zhose Enrike, Adam Bogdan, Simon
Minjole, Dejan Lovren, Mamadu Sakho, Tiago Ilori,
Zhoao Karlos Teikseira
MANÇESTER SITI
Zhezus Navas, Eliakuim Mangala, Samir Nasri, Gael Klishi
MANÇESTER JUNAJTID
Antoni Marsial, Ander Herrera, Adnan Januzaj, Morgan
Shniderlin, Timoti Fosu-Mensah
MIDËLLSBROU
Dimi Konstantopulos, Tomas Mejias, Mikael Agaci, Damia
Ablla, Daniel Sançez Ayala, Tomas Kalas, Enrike Sola
SAUTHEMPTON
Huanmi, Oriol Romeu, Zhose Fonte, Marten Stekelenburg,
Florin Gardos
STOK SITI
Bojan Krkiç, Hoselu, Erik Piters, Mark Muniesa, Filip Volsheid,
Jakob Haugard, Ibrahim Afelaj, Xhanelli Imbula, Dionatan
Teikseira
SANDËRLEND
Fabio Borini, Ola Toivonen, Patrik van Anholt, Junes Kabul,
Vito Manone, Jan Kirshof, Xhermein Lens
SUANSI
Bafetimbi Gomis, Angel Rangel, Zhordi Amat, Kristofer Nordfeldt,
Lerua Fer, Alberto Paloski
TOTENHEM
Kevin Vimer, Mishel Vorm
UOTFORD
Mario Suarez, Zhose Manuel Hurado, Obi Oulare, Hose Holebas,
Etien Kapue, Natan Ake, Steven Berguis, Zhoel Ekstrand,
Kostel Pantilimon
UEST BROMUIÇ
Jonas Olson, Sebastien Pokonjoli
UEST HEM
Dimitri Pajet, Pedro Obiang, Angelo Ogbona, Adrian



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama