Roshi kenaqet edhe me 6 pike Ti fillojme me Zvicren

Roshi kënaqet edhe me 6 pikë: Ti fillojmë me Zvicrën

Nëse Shkëlzen Gashi mendon se Shqipëria mund të marrë 7 pikë në ndeshjet në grup të Euro 2016, Odise Roshi do të kënaqej edhe me 6 pikë në përballjet kundër Francës, Zvicrës dhe Rumanisë.

Roshi ne dyluftim me koke

"Unë do të isha shumë i kënaqur me 6 pikë në këto ndeshje. Por mund të rastisë që e kalon grupin edhe me 4 pikë. Kemi tre ndeshje shumë të vështira, grupi është i vështirë. Por futbolli është i çuditshëm dhe ka të papritura. Mendimi im personal është se nëse marrim 3 pikët e para kundër Zvicrës, do të thotë se kalojmë grupin. Ajo është një ndeshje e veçantë që të gjithë do të dëshironin ta luanin", theksoi mesfushori i përfaqësueses.

roshi

"Raketa" Roshi e sheh si fakt pozitiv që Shqipëria njeh forcën e Francës dhe Zvicrës me të cilën është ndeshur në vitet e fundit. "Franca është ajo që do të na vërë më shumë në vështirësi, pasi ka cilësi më të madhe të lojtarëve. Por dy herët që kemi luajtur me të, e kemi përballuar, nuk është më surprizë. Për ne është më mirë që jemi ndeshur me ta. E quaj pozitive për Shqipërinë që jemi ndeshur me këto dy ekipe dhe e dimë çfarë kemi përballë".

Ashtu si shumë prej futbollistëve kuqezi, edhe Roshi ka vendosur që çështjet e merkatos t'i diskutojë pas Evropianit. "Nuk është se kam bërë një sezon shumë të mirë te Rijeka për shkak dëmtimesh, por kam 2-3 muaj që jam i fokusuar tërësisht te Evropiani. Kam dy oferta nga klube të tjera, por akoma nuk është asgjë e përcaktuar me 100%. Tani nuk dua të mendoj ku do të vete, dua të fokusohem plotësisht te Evropiani. Janë tre ndeshje shumë të rëndësishme jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë Shqipërinë. Të gjithë shqiptarët janë të fokusuar te Evropiani', deklaroi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama