Ronaldo i pakenaqur me Real-in

Ronaldo, i pakenaqur me Real-in

Cristiano Ronaldo nuk po pajtohet me politikën që po ndjek Real Madrid-i për transferimin e lojtarëve. Ylli portugez ka mbetur i pakënaqur nga blerjet e Realit dhe thekson se, nëse do ta pyesnin atë, në Madrid do vinin lojtarë të tjerë.

“Unë nuk dua të them atë që e mendoj, por nëse do të isha në pozitë, ndoshta do t’i bëja gjërat ndryshe”, u shpreh Ronaldo, përcjell Marca.

“Nëse (Florentino Perez) mendon se blerja e këtyre lojtarëve dhe lejimi i largimit të të tjerëve e bënë skuadrën më të mirë, atëherë ne duhet ta respektojmë dhe ta mbështesim vendimin e tij”, shtoi portugezi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama