Ronaldo Une dhe Messi si Ferrari vs Mercedes

Ronaldo: Une dhe Messi si Ferrari vs Mercedes

Në një intervistë për “Marca”, Cristiano Ronaldo ka folur për rivalin e tij të famshëm me Lionel Messi.

Pas pesë vitesh tek Real Madrid, a jeni i lodhur nga krahasimi i vazhdueshëm me Messi-n apo jeni mësuar me këtë gjë dhe e keni bërë pjesë të jetës tuaj?

Është pjesë e jetës time tashmë. Njerëzit janë të prirur të na krahasojnë, si në Formula 1, ku krahasohen Ferrari dhe Mercedes. Kjo ka ndodhur edhe para se të jetoja në Madrid, ka ndodhur edhe kur ishte tek Manchester, dhe di si t’i bëj ballë.

Ka shumë spekulime lidhur me marrëdhënien tuaj me Messi-n, pasi thuhet se janë të vështira në nivelin personal.

Nuk është plotësisht këtu. Ne jemi kolegë. Jemi shokë pune, por nuk kemi marrëdhënie jashtë botës së futbollit ashtu siç nuk kemi me shumë lojtarë të tjerë. Ai përpiqet të bëjë më të mirë për ekipin e tij për kombëtaren e tij, ashtu siç bëj dhe unë. Ka rivalitet mes nesh për të bërë më të mirën për ekipet që përfaqësojmë.

A mendoni se ti dhe Messi do të qeshni vite më pas për të gjithë këtë?

Shpresoj që po. Futbolli është një lojë, argëtim dhe një gjë që na pëlqen ta bëjmë. Futbolli është një diçka e madhe që të gjithëve u pëlqen ta shikojnë. Duhet ta shikojmë këtë rivalitet me shpirt pozitiv, sepse është një gjë e mirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama